TË FUNDIT

Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Dy raste të vdekjes janë raportuar gjatë ditës së enjte, më 15 tetor 2026, në rajonin e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në Prevallë, rreth orës 13:10, ku një person ka ndërruar jetë pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë një shëtitjeje me familjarët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Për rastin është njoftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Ndërkohë, një tjetër person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Berisha”, në Prizren. Sipas Policisë, viktima është mashkull i moshës madhore, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkakut të vdekjes. Të dy rastet janë regjistruar si “Hetim mbi vdekjen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *