TË FUNDIT

Pingpong dhe shpërblime prej 1,100€ – Ferizaj ju pret në Memorialin “Gani Maloku”

Pavarësisht nëse je lojtar me përvojë apo thjesht e ke pasion pingpongun, kjo është mundësia jote për t'u bërë pjesë e një ngjarjeje sportive që bashkon lojtarë dhe dashamirë të këtij sporti. Më 17 dhe 18 tetor 2026, Ferizaj mirëpret edicionin e 7-të të Turneut Memorial “Gani Maloku”, duke bashkuar lojtarë të pingpongut nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit.

Me pjesëmarrës nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia, turneu premton përballje interesante, konkurrencë dhe mundësi për të testuar aftësitë përballë lojtarëve të ndryshëm.

View this post on Instagram

Garat zhvillohen në Shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00 , në nderim të kontributit të Gani Malokut në sportin e pingpongut.

Regjistrohu këtu dhe bëhu pjesë e turneut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *