“Shterohen” idetë e PSD-së, kërkon nga qytetarët parulla kreative për protestën e së shtunës
“Shterohen” idetë e PSD-së, kërkon nga qytetarët parulla kreative për protestën e së shtunës
Partia Socialdemokrate e Kosovës do të organizojë të shtunën protestë në Prishtinë kundër Asocicacionit.
Kërkesë kryesore e PSD-së, është dorëheqja e Kurtit, shkruan lajmi.net.
E në një njoftim për media, PSD ka kërkuar nga qytetarët ide për parulla interesante që do të shfaqen ditën e protestës.
“Shkruani në koment parullën që do dëshironit ta keni në protestë”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë nga PSD:
Protesto me parullën tënde!.
Kemi filluar përgatitjet për protestën e së shtunës. Përveç propozimeve tona, kemi nevojë edhe për parulla tjera interesante.
Shkruani në koment parullën që do dëshironit ta keni në protestë.
Shihemi të shtunën, në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Lajmi.net/