E konfirmon Ministria e Shëndetësisë – shfuqizohet lista e barnave esenciale
E konfirmon Ministria e Shëndetësisë – shfuqizohet lista e barnave esenciale
Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se është shfuqizuar lista e barnave esenciale.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se është anuluar vendimi me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale, përcjell lajmi.net.
Gjithnjë sipas njoftimit, arsyet për këtë vendim janë disa shkaqe teknike.
Në anën tjetër, mësohet se nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik.
“Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”.