Gjinekologjisë i shtohet Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, Osmani: Shërbim i rëndësishëm për qytetarët
Gjinekologjisë i shtohet Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, Osmani: Shërbim i rëndësishëm për qytetarët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM).
Fertilizimi i asistuar mjekësor është frytnimi i asistuar mjekësor me ç’rast përdoren qelizat riprodhuese personale të të dy bashkëshortëve, e deri më tani ky shërbim për qytetarët e Kosovës mund të kryhej vetëm në klinika private.
Presidentja Osmani së bashku me ministrin Vitia e cilësuan këtë shërbim shumë të rëndësishëm për qytetarët, teksa thanë se janë të lumtur që do t’u mundësohet pa pagesë, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani,EO.
Njëjtë u shpreh edhe drejtori i klinikës së Gjinekologjisë, Zef Deliaj, i cili mes tjerash tha se shpreson që ky shërbim të jetë në dispozicion të qytetarëve gjatë këtij viti.