TË FUNDIT

Komandant Remi: UÇK e mori me vete gjithë botën e qytetëruar, lufta në Ukrainë, fitore e madhe

Komandant Remi: UÇK e mori me vete gjithë botën e qytetëruar, lufta në Ukrainë, fitore e madhe

Ish-komandanti i UÇK-ës, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën “Remi”, ka deklaruar sot se lufta në Ukrainë është fitorja e madhe që po e ndryshon botën.

Ai ka potencuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte marrë me vete botën e qytetëruar, të udhëhequr nga SHBA-ja dhe NATO dhe kishte fituar mbi bllokun e së keqes të udhëhequr nga Rusia dhe Serbia.

“Lufta në Ukrainë, fitorja e madhe që po ndryshon Botën!”, ka shkruar Remi në Facebook.

“Kosova kishte fuqi të vogël UÇK-në, por mori me vete gjithë botën e qytetëruar që po udhëhiqej nga SHBA-NATO dhe fitoj mbi bllokun e së keqës që udhëhiqej nga Rusia me Serbinë”, ka shtuar ai.

“Tani koha e grushtit të fundit Bllokut të ushëhequr nga Rusia dhe ka ndikimë jo vetem mbi Serbinë por edhe në vende tjera. Qytetërimit botëror i pirë nga SHBA duhet të bashkohet në fitoren mbi të keqen që rrezikon Botën dhe të mirat në përgjithsi. Fitore në Ukrainë për gjithë Boten”, ka shkruar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *