Limaj: Sa më shpejt që largohet Kurti, aq më pak dëme për Kosovën
Limaj: Sa më shpejt që largohet Kurti, aq më pak dëme për Kosovën
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar shefin e ekzekutivit, Albin Kurtin dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Në një intervistë dhënë gazetares së lajmi.net, Sala Gashi, ish-ministri i Infrastrukturës ka shtuar se deklarimi i Kurtit mbi leximin për negociata është tallje në vete.
Gjithashtu, ai ka thënë se me një marrëveshje të tillë, Serbia po krijon rast që ta kontestojë Pavarësinë e Kosovës.
“Presidentes zëri s’i dëgjohet. Unë jam i bindur që e ka shkel Kushtetutën me këtë marrëveshje. Ata duhet të dinë. Politika është e gjallë. A ka tallje më të madhe se sa të lexosh libra për negociata? Librat që m’i paska lexu. Këqyre çfarë marrëveshje na ka sjellë. Niveli intelektual i vendit tonë nuk duhet ta pranojë. Mos habitni që gjërat po vazhdojnë të bëhen më keq. Bota e qytetëruar funksionon me dokumenta. Serbia po fiton një rast që të kontestojë në mënyrë ligjore Pavarësinë e Kosovës”.