TË FUNDIT

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Ishte shumë periferike në bisedat për marrëveshjen

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e presidentes Osmani ku ka kritikuar Bashkimin Evropian.

Sipas tij presidentja e Kosovës nuk tregoi nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe si do të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje.

“Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet, do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë”, tha ai në emisionin “Prime Time”

Ai shton se presidentja nuk ka luajtur rol në marrëveshje përveç që e ka cekur se pika shtatë e marrëveshjes do të jetë problematike, ajo ka qenë periferike në bisedat për marrëveshjen.

Rikujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian pasi sipas saj ata po kërkojnë ma shumë nga Kosovë se nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *