TË FUNDIT

Shtyhet rigjykimi ndaj Denis dhe Enis Bytiqit, akuzohen për përkrahje të ISIS-it dhe thirrje për xhihad

Seanca e rigjykimit ndaj Denis dhe Enis Bytiqit, të akuzuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit përmes thirrjeve për t’iu bashkuar luftës për xhihad, nuk është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancë ka munguar i akuzuari Denis Bytyqi, gjë e cila pamundësoi vazhdimin e seancës.

Në shkallën e parë, Denis Bytyqi ishte dënuar me dy vjet burgim, ndërsa Enis Bytiqi me një vit burgim.

Sipas aktakuzës, ata akuzohen se përmes rrjeteve sociale Facebook dhe TikTok kishin publikuar përmbajtje që bënin thirrje për luftë të armatosur dhe përkrahnin ideologjinë e organizatës terroriste ISIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *