Qytetarët u rrezikuan nga fasada e një objekti në sheshin “Skënderbeu”, zjarrfikësit vazhdojnë intervenimin
Qytetarët u rrezikuan nga fasada e një objekti në sheshin “Skënderbeu”, zjarrfikësit vazhdojnë intervenimin
Fasada e një objekti i cili gjendet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka rrezikuar sot shumë qytetarë.
Të njëjtit janë rrezikuar nga rënia e një pjese të fasadës së një objekti banimi, i cili gjendet ngjitur me objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ekipet e zjarrfikësve dhe ata nga Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë ende në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë ndërhyrë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në rregullimin e këtij problemi.
Fasada e dëmtuar tashmë është duke u larguar, e që rrezikonte të binte në tokë e të rrezikonte qytetarët./Lajmi.net/