Zelensky: Dikur donin të na linin të vdisnim nga uria, sot nga i ftohti
“Ukrainasit kanë kaluar gjëra të tmerrshme. Dhe pavarësisht gjithçkaje, ata kanë ruajtur aftësinë për të mos u nënshtruar dhe dashurinë e tyre për lirinë. Dikur donin të na shkatërronin duke përdorur urinë si armë, tani me errësirë dhe të ftohtë.
Do ta mposhtim përsëri vdekjen.”
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një mesazh në Telegram me rastin e përkujtimit të Holodomorit.