Gani Gecit i jepet pushim nga burgu, e pret në shtëpi Stresin
Gani Gecit i jepet pushim nga burgu, e pret në shtëpi Stresin
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ruzhdi Shaqiri.
Por derisa ai po mban burgimin, nga organet e drejtësisë u vendos që të ketë edhe pushim të rregullt për të qëndruar në shtëpi.
Gjatë këtij qëndrimi në shtëpi, Gani Geci ka shfrytëzuar momentin që të pres në shtëpinë e tij reperin Stresi, i cili së fundi ka fituar edhe çmimin e madh të “Big Brother VIP Kosova”.
Njoftimi për vizitën e Stresit tek familja Geci u bë përmes një publikimi në Facebook, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.
Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.
Faleminderit për vizitën!./Lajmi.net/