TË FUNDIT

Kurti tha se s’ka hierarki në respektimin e marrëveshje, por do të fillohet menjëherë me pikën 7

Kurti tha se s’ka hierarki në respektimin e marrëveshje, por do të fillohet menjëherë me pikën 7

Kryeministri i Republikës së Kosovës deklaroi që nuk do të ketë hierarki sa i përket renditjes vlerore të marrëveshjeve.

Megjithatë, kur u pyet rreth pikës së shtatë të aneksit, ai pohoi që do të ndodhë një gjë e tillë, shkruan lajmi.net.

Pra, në parim një paradoks brenda një deklarate, ku shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se bashkë me BE-në, brenda pak ditësh do t’i fillojnë diskutimet për vetëmenaxhimin e serbëve, por s’dha arsye pse gjashtë pikat e para injorohen para asaj të shtatës.

Kujtojmë se mes tjerash Kurti potencoi edhe faktin që Serbia nuk pranoi të nënshkruajë, ani pse ai ishte i gatshëm ta bënte një gjë të tillë.

“Fillimisht duhet të falënderojë nikoqirët, krerët shtetërorë të Maqedonisë Veriore për mikpritjen. Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen që do të zbatojë aneksin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër refuzoi sërish nënshkrimin e saj. Sa i përket aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e Bashkimit Evropian”, tha ndër tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *