Rinis për herë të tretë takimi tripalësh, Kurti – BE – Vuçiq
Rinis për herë të tretë takimi tripalësh, Kurti – BE – Vuçiq
Ka rinisur për herë të tretë takimi tripalësh mes Kurtit, BE-së dhe Vuçiqit.
Kështu ka raportuar para pak çastesh Radio Evropa e Lirë, përcjell lajmi.net.
Hipoteza të shumta janë duke qarkulluar momentalisht në opinionin publik rreth asaj se pse po vonohen kaq shumë palët, pasi takimet e zakonshme mes tyre nuk kalonin më shumë se një orë.
Njëra prej tyre ka ardhur edhe nga gazetari Baton Haxhiu. Ky i fundit në një paraqitje televizive në Pressing ka shtuar se Kurti po kërkon nënshkrim të marrëveshjes, ndërsa Vuçiqi ka dalë me propozim të ri.
Sipas Haxhiut, presidenti serb ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë mbështetës i marrëveshjes dhe përfaqësuesit e tij ta vënë firmën.
Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, ndërsa kujtojmë se një ekip i lajmi.net po qëndron në vendngjarje dhe do t’ju njoftojë në kohë reale për çdo risi eventuale.