TË FUNDIT

Si ta vishni ngjyrën kafe këtë vjeshtë dhe dimër: Kombinimet që duken luksoze

Nga çokollata dhe espresso te lajthia e ngrohtë, nuancat e kafesë po dominojnë sezonin, ndërsa Ralph Lauren tregon si të kombinohen me tekstura, lëkurë dhe print leopardi

Harrojini tonet e mërzitshme – koleksioni vjeshtor i gjigantit të modës Ralph Lauren tregoi se ngjyra kafe ka shumë fytyra dhe se, pothuajse në çdo nuancë, mund të duket më elegante, më e shtrenjtë dhe më e fuqishme se shumë ngjyra të tjera.

Nëse po pyesni si ta vishni këtë sezon pa gabuar, ekspertët e modës këshillojnë lojën me tekstura dhe nuanca të ndryshme . Harrojeni rregullin se kafeja dhe e zeza nuk kombinohen – përkundrazi, një nuancë e errët çokollate, e shoqëruar me lëkurë të zezë ose me tweed të ashpër, mund të duket jashtëzakonisht elegante.

Ja si mund ta vishni si një ikonë mode dhe t’i kombinoni mes tyre nuancat e ndryshme që ofron kjo paletë.

Gjithçka nis me pallton e duhur . Këtë sezon në modë janë modelet e gjata dhe të strukturuara, në ngjyrë espresso ose lajthie të pjekur. Mbi supe mund të hidhni në mënyrë të shkujdesur një shall me print leopardi , ndërsa poshtë të vishni një golf të ngushtë.

Pjesa e poshtme mund të jetë një fund i gjatë dhe i ngushtë deri te kyçet , me një të çarë të thellë prapa, që i jep ecjes një dozë elegance dhe misteri.

Për daljet e mbrëmjes, zgjidhni kadife, brokadë ose – aq në modë këtë sezon, pëlhura që kujtojnë sixhadet e vjetra, me motive ku ndërthuren nuanca të rafinuara të kafesë.

Në galeri mund të shihni se si i kombinon këto nuanca një prej emrave më të mëdhenj të modës, Ralph Lauren .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *