Confimprese Venecia synon Ballkanin, hap dyert për partneritete të reja ekonomike
Shoqata feston 30-vjetorin dhe synon të fuqizojë rrjetin ndërkombëtar. Në shënjestër janë partneritetet dhe projektet e reja për ndërmarrjet italiane në Ballkanin Perëndimor.
Confimprese Italia synon të fuqizojë rrjetin ndërkombëtar dhe i sheh me interes të veçantë Ballkanin Perëndimor si një zonë zhvillimi për ndërmarrjet italiane. Tema u ngrit në Fiuggi, ku nga 25 deri më 27 shtator u zhvilluan kremtimet për 30-vjetorin e shoqatës, e cila përfaqëson mbi 80 mijë mikrondërmarrje, si dhe ndërmarrje të vogla e të mesme. Tri ditë takimesh në Teatrin Komunal — aty ku në vitin 1996 lindi shoqata — me përfaqësues të institucioneve, botës së biznesit dhe diplomacisë, si dhe me delegacione të shumta ndërkombëtare.
Ndër protagonistët ishte Muharrem Salihu, kryetar i Confimprese Venezia dhe përgjegjës për Internacionalizimin në Confimprese Italia, i cili mori pjesë në drejtimin dhe organizimin e iniciativave. Për Salihun, afërsia gjeografike dhe marrëdhëniet ekonomike ekzistuese e bëjnë Ballkanin Perëndimor një terren zhvillimi për partneritete, shkëmbime tregtare dhe projekte të reja sipërmarrëse.
«Fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar do të thotë krijim i mundësive të reja për ndërmarrjet», nërmvizoi ai. Synimi është transformimi i marrëdhënieve institucionale dhe sipërmarrëse në raste konkrete bashkëpunimi dhe hapjeje ndaj tregjeve të jashtme, me vëmendje të veçantë ndaj strukturës prodhuese të rajonit të Venetos dhe Venecias./Milanofinanza.it
