TË FUNDIT

Para takimit të 18 marsit, Kurti bisedon me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin

Para takimit të 18 marsit, Kurti bisedon me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin, para takimit të 18 marsit.

Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënie.

Kryeministri ka thënë se ka falënderuar Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme.

Kurti është shprehur optimistë për takimin në Ohër, por ka thënë se arritja e marrëveshjes nuk varet vetë nga ai, duke aluduar në qëndrimet e presidentit serb.

Dy ditë para takimit edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për arritje të marrëveshjes sipas propozimit të Planit Evropian.

“Përpara takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër, fola me të dërguarin special Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, krijues dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”,shkroi Kurti./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *