TË FUNDIT

Guxo zgjedh Faton Pecin për kryetar të partisë

Faton Peci është zgjedhur kryetar i partisë Guxo. Lajmin e ka bërë të ditur Donika Gërvalla përmes një postimi në Facebook të hënën mbrëma.

“Faton Peci, Kryetar i Partisë Guxo. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë! Urime të gjithëve e na priftë e mbara!”, ka shkruar Gërvalla.

Guxo është regjistruar si parti politike në vitin 2022, ndërsa më herët kishte garuar si listë në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020.

Që nga fillimi, Guxo ka garuar në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Peci dhe Gërvalla kanë qenë bashkëkryetarë të partisë..

Peci aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *