TË FUNDIT

“Nuk më pëlqen si politikan, por…”/ Gjinovci befason me deklaratën për Abdixhikun

Rron Gjinovci ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda LDK-së dhe figurën e kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku.

Edhe pse thotë se nuk e pëlqen Abdixhikun si politikan, Gjinovci veçon disa momente që, sipas tij, përfaqësojnë një qasje më moderne në politikën kosovare, duke përmendur përgjegjësinë pas humbjes në zgjedhje, mos-hakmarrjen ndaj kundërshtarëve dhe deklarimet e fundit për problemet brenda partisë.

Në këtë kontekst, ai e vlerëson hapjen e Abdixhikut për të folur publikisht për sabotazhin dhe faktorët që, sipas tij, kanë ndikuar në pozicionimin e LDK-së, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Lumir Abdixhiku dihet besoj nga t’gjithë lexuesit e këtij statusi, që nuk më pëlqen si politikan, por i ka disa momente në të cilat mendoj se ka sjellë frymë moderne në politikën e Kosovës:

– Kur në nji shoqni patriarkale si e jona, pranoi dhe solli nji gru me nda pushtetin me te në partinë e tij.

– Kur e pranoi përgjegjësinë në ditën e humbjes së zgjedhjeve dhe ofroi dorëheqje.

– Kur fitoi mocionin e mosbesimit dhe nuk iu hakmor kundërshtarëve mrena partisë.

– Tash kur hapun po flet për dështimin e partisë së tij me pozicionu veten mirë, për shkak të sabotazhës së qysh e tha “Beratit, Batonit dhe grupit radikal të PDK-së”.

Të gjitha këto ma sipër janë ngjarje që mujnë me ndodhë ne shoqnitë perëndimore, jo në Ballkan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *