“Si kukullat me pej”, Shala godet 6 deputetët e LDK-së: Me Buzhalën e Grenellin përkrah, vetëm dobësoheni dhe VV-ja…!
Analisti Krenar Shala ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë refuzuar ta mbështesin zgjidhjen e ngërçit politik.
Shala i ka krahasuar ata me “kukulla të teatrit me pej”, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyetimin e tyre politik dhe pasojat që, sipas tij, mund t’i ketë ky qëndrim për LDK-në.
Ai paralajmëron se një qasje e tillë mund ta dobësojë më tej partinë në zgjedhjet e ardhshme dhe, paradoksalisht, ta forcojë edhe më shumë Vetëvendosjen, ndërsa kritikon edhe mbështetjen që këta deputetë po marrin nga figura si Berat Buzhala dhe Richard Grenell, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Kta 6 deputetë të LDK-së si ato kukullat e teatrit me pej që jonë…
Logjikë tjetër nuk ka: mandatet i hupin në zgjedhjet e ardhshme, partia dobsohet, VV-në për të cilën po thojnë që nuk ja zgjasin pushtetin, kanë me u forcu edhe ma shumë, plus nuk e kuptojnë për herë të dytë që me të përkrah Berat Buxhala et al & Richard Grenell, veq dobsohesh edhe VV-ja forcohet.
Sikur t’kish pasë indikacione që LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme ish rritë, edhe e kish dobsu VV-në, i kisha kuptu.
