Nelson Hysa e nokauton norvegjezin Narmo, mjekët i japin oksigjen pas goditjes
Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka regjistruar një tjetër fitore në kategorinë e rëndë, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde.
Dueli u zhvillua të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës, në kuadër të mbrëmjes së boksit ku kryendeshja ishte ajo mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgovic.
Hysa, 41-vjeçar, e mbylli duelin në mënyrë spektakolare. Vetëm 36 sekonda pas nisjes së raundit të dytë, shqiptari e goditi Narmon me një të djathtë të fuqishme, duke e rrëzuar në dysheme.
Norvegjezi arriti të ngrihej në këmbë, por ishte dukshëm i tronditur dhe nuk mund të vazhdonte duelin. Gjyqtari vendosi ta ndërpresë menjëherë për ta mbrojtur boksierin.
Menjëherë pas ndërprerjes, mjekët hynë në ring dhe i dhanë oksigjen Narmos, i cili fatmirësisht pas pak minutash u largua nga arena duke ecur vetë.
https://x.com/SportsFanInAz/status/2093796706806878375?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2093796706806878375%7Ctwgr%5E654aa81ee4bbffd38f6a98618f7c986daa9eaba4%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnelson-hysa-e-nokauton-norvegjezin-narmo-mjeket-i-japin-oksigjen-pas-goditjes%2F
Me këtë fitore, Hysa vazhdon të mbetet i pamposhtur dhe tashmë ka bilancin 25 fitore në 25 ndeshje, duke kërkuar një mundësi për t’u përballur me emrat më të mëdhenj të kategorisë së rëndë.
