Kulla: Respekti për krim*nelët serbë e ka origjinën te doktrina e Kishës Serbe
“Respekti që krimineli Ratko Mlladiç gëzon sot në Serbi, më shumë se 30 vjet pas masakrave në Bosnjë, më e madhja prej të cilave ishte ajo e Srebrenicës, tregon në fakt një problem shumë më të madh me të cilin përballet rajoni ynë. Ky problem quhet ultranacionalizmi serb!
Mlladiçi ka kush ia bën gjykimin atje ku ka shkuar, por krimi i vërtetë e ka origjinën diku tjetër: te doktrina e Kishës Serbe dhe e ultranacionalizmit serb, e cila ka shkaktuar një luftë botërore dhe dy luftëra ballkanike”, ka deklaruar analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla.
