POLITIKATË FUNDIT

U takuan në heshtje, Kurti: “Kur të kemi rezultate…” – çfarë po përgatitet?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sonte me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Pas takimit për presidentin, Kurti la të nënkuptohej se akoma s’ka marrëveshje për emrin konsensual.

Kurti: Kur të kemi marrëveshje, kemi lajm për ju

“Kur të kemi rezultate prej anës sonë, kemi lajme për juve”, tha shkurt Kurti.

Kreu VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar të shtunën në mbrëmje për çështjen e presidentit dhe takimi aktualisht është duke vazhduar.

Siç mëson media, Kurti dhe Abdixhiku takimin janë duke e zhvilluar në objektet e Kuvendit.

Të mërkurën, Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar takim për gjetjen e një emri për president konsensual.

Të dy pas takimit thanë kanë diskutuar për emra konkretë dhe se të njëjtit përmbushin kriteret e dakorduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *