Hovenier e pret në takim Bogujevcin, e përgëzon për lidershipin dhe guximin
Hovenier e pret në takim Bogujevcin, e përgëzon për lidershipin dhe guximin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Në një cicërimë në twitter, ai e ka lavdëruar Bogujevcin për përkushtimin dhe guximin e saj në punë.
”Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. E përgëzoj për lidershipin dhe guximin e saj dhe vlerësova marrjen e perspektivave të saj largpamëse për çështjet kryesore”, ka shkruar Hovenier.
Always a pleasure to meet with my friend, Deputy Speaker of the Kosovo National Assembly Saranda Bogujevci. Commend her for her leadership & bravery, and appreciated receiving her insightful perspectives on key issues. pic.twitter.com/QsqyKuMF4d
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 13, 2023