TË FUNDIT

Raportoi rrejshëm në polici se iu grabitën 3 mijë e 500 euro, iniciohet kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit

Raportoi rrejshëm në polici se iu grabitën 3 mijë e 500 euro, iniciohet kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast të lajmërimit, apo kallëzimit të rremë për një rast të grabitjes.

Kjo për shkak se më 11 mars, rreth orës 07:30, personi me inicialet A.G., i moshës 48-vjeçare ka raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kanë grabitur para në vlerë prej 3 mijë e 500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur, shkruan lajmi.net.

“Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet. Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës, rreth orës 15:00, ai në tërësi ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *