As shkarkimi i Lumir Abdixhikut nuk e nxjerr LDK-në nga kriza, vjen paralajmërimi i fortë
Analisti politik Blerim Burjani ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se partia po i jep përparësi çështjeve të brendshme partiake në vend të konstituimit të institucioneve shtetërore. Sipas tij, edhe ndryshimi i udhëheqjes nuk do ta nxirrte LDK-në nga kriza politike, përcjell “Bota sot”.
Burjani thekson se LDK nuk po vepron si një parti shtetformuese, pasi rëndësi po i jep zgjedhjes së liderit, e jo konstituimit të institucioneve të shtetit. Sipas tij, edhe nëse LDK e shkarkon Lumir Abdixhikun, sërish do të mbetet në krizë politike.
Shkrimi i plotë
LDK nuk po vepron si një parti shtetformuese, pasi po i jep më shumë rëndësi zgjedhjes së liderit sesa konstituimit të institucioneve të shtetit. Edhe nëse LDK e shkarkon Lumirin, ajo sërish do të mbetet në krizë politike. Në këtë parti nuk ka një personalitet politik që i ka cilësitë e nevojshme për ta udhëhequr LDK-në dhe shtetin. Pra, çfarë mund të bëjnë? Mund të mbajnë zgjedhje të brendshme, por kjo nuk do të thotë se do të gjejnë zgjidhje për problemet e partisë.
