POLITIKATË FUNDIT

Tomë Gashi: PDK-ja dhe LDK-ja tentuan të dëbonin këshilltarët e Albin Kurtit, i fituam rastet në gjykatë

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj kërkesave për shpalljen non grata të Dejona Mihalit, duke rikujtuar se, sipas tij, rreth dhjetë vjet më parë qeveria e atëhershme e PDK-së dhe LDK-së kishte tentuar të ndalonte hyrjen e Mihalit në Kosovë dhe të dëbonte shtetasin amerikan Tienmu Ma, të dy këshilltarë të Albin Kurtit.

Gashi tha se ka qenë avokat në të dy rastet dhe se gjykata i kishte anuluar vendimet e autoriteteve, duke shtuar se Dejona Mihali është shtetase e Kosovës dhe nuk mund të dëbohet nga vendi. Ai kritikoi ashpër PDK-në dhe LDK-në, duke i akuzuar se në atë kohë kishin dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i Tomës:

Marre ju koftë!

Skandalet e PDK-së dhe LDK-së para gati 10 viteve !

Si këta tentuan ti prishin raportet mes Kosovës dhe Shqiperisë 🇦🇱

Dhe mes Kosovës dhe Amerikës 🇺🇸

Në kohën kur Kosova qeverisej nga PDK- LDK e në atë kohë president ishte Hashim Thaqi i PDK-së e kryeministër ishte Isa Mustafa i LDK-së është bërë skandali ma i madh ndonjëherë në marrëdhënjet shtetërore Kosovë-Shqipëri dhe Kosovë-Amerikë, duke tentu që të mos e lejojnë hyrjen e zonjës Dejona Mihali në Kosovë dhe duke tentu ta debojnë Amerikanin Tienmu Ma Nga Kosova.

Këtë tentuan ta bejnë vetëm për një arsye: Dejona dhe Tienmu Ma ishin këshilltarë të Albin Kurtit.

Qeveria e atëhershme i ka humb të dy këto raste, sepse Gjykata i ka anulu këto vendime , por ndjenja e idhët ka mbetë përjetësisht .

Unë këtë e di sepse kam qenë Avokat në të dy rastet dhe të dy rastet në Gjykatë janë fitu!

Marre ju koftë juve individëve nga PDK e LDK dhe kujtdo tjetër që edhe sot pas dëbimit të një zonje nga Shqipëria e cila është haptas Pro-IRNIANE, ju propozoni siç thoni reciprocitet me Shqiperinë duke propozu ta shpallni non-grata Zonjën Dejona Mihali për ta dëbuar nga Kosova!

Ju të mjerët as që e dini se Dejona është shtetase e Kosovës e që ju të padijshmit nuk doni ta dini.

E sa për Amerikanët me i dëbu nga Kosova, ju disa që jeni me Iran e me shejtan qef kishi pas, po byca nuk jau mban!

Turp për ju!

E ju e dini që Albini e Dejona në çdo zgjedhje janë tu ju “gri “, e ju me dëshirat e juaja për dëbim të shqipatarëve e amerikanëve nga Kosova, po mbeteni veç tu u zgërdhi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *