Publikohet agjenda e takimit të 18 marsit mes Kurtit e Vuçiqit
Publikohet agjenda e takimit të 18 marsit mes Kurtit e Vuçiqit
Është bërë publike agjenda e takimit shumë të rëndësishëm të 18 marsit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuiçiq.
Në një komunikatë për media, BE thotë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë – Serbi në Ohër në Maqedoninë e Veriut ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të dy liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, sipas BE-së.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me të dy liderët dhe do të ketë pastaj edhe një takim trepalësh.
“Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë komunikata e BE-së.
Kurti dhe Vuçiq patën takim edhe para disa ditësh në të cilin thuhet se pati hapa pozitiv në drejtim të pranimi të marrëveshjes sipas planit franko-gjerman, apo evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka pasur gatishmëri nga ana e tij për ta nënshkruar dokumentin e prezantuar, mirëpo që sipas tij një gjë e tillë nuk ka ekzistuar nga pala tjetër. /Lajmi.net/