POLITIKATË FUNDIT

Numërimi i votave me postë: VV dominon me gati 70 për qind të votave

Procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë numëruar 107 nga 223 vendvotime, ose 47.98% e totalit, përjell Bota sot.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 28,196 vota apo 69.66%. Pas saj renditet LDK me 5,858 vota (14.47%), ndërsa PDK ka marrë 3,448 vota (8.52%).

AAK-ja deri më tani ka siguruar 2,106 vota, që përbëjnë 5.20% të votave të numëruara me postë. Numërimi pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim.

Numërimi i votave me postë ka sjellë ndryshim në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse me 346,631 vota (45.59%), duke fituar edhe një deputet shtesë.

PDK ka rënë në 22 ulëse me 152,650 vota (20.08%), ndërsa LDK mbetet me 19 ulëse dhe AAK me 7. Rezultatet vazhdojnë të përditësohen me numërimin e votave të mbetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *