Reali dëshiron t’i mbyllë dy transferime, para Kupës së Botës
Kupa e Botës është shumë afër dhe kjo duket se ka krijuar një ndjenjë urgjence brenda kampit të Real Madridit.
Klubi po përballet gjithashtu me zgjedhjet e para presidenciale pas 20 vitesh, gjë që ka vonuar disa procese të brendshme, përfshirë edhe emërimin e José Mourinhos.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Real Madridin të jetë aktiv në merkato, teksa klubi kërkon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas Matteo Moretto në “MARCA”, Botërori ka shtuar presionin që Real Madridi të mbyllë të paktën dy transferime para fillimit të turneut 2026.
Dy emrat kryesorë janë Ibrahima Konaté dhe Denzel Dumfries.
Transferimi i Konates pritet të jetë më i lehtë, pasi mbrojtësi është lojtar i lirë dhe raportohet se ka arritur marrëveshje paraprake me klubin.
Ndërsa Dumfries është ende nën kontratë me Interin, por ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh.
Klubi italian nuk dëshiron negociata, që do të thotë se Real Madridi mund ta transferojë nëse paguan klauzolën.
Edhe pse proceset e brendshme janë ngadalësuar nga fushata zgjedhore, pritet që kjo të mos ndikojë seriozisht në operacionet e merkatos.
Zgjedhjet përfundojnë më 7 qershor, ndërsa Florentino Pérezi mbetet favorit i madh për të vazhduar në krye, gjë që e bën më të mundshme që vendimet kryesore të jenë tashmë të orientuara.
Në këtë kontekst, Real Madridi synon të përfundojë formalitetet dhe t’i bashkojë të dy lojtarët para fillimit të Kupës së Botës 2026.
