TË FUNDIT

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Publikimi i formacionit të Coachella 2027 ka shkaktuar reagime mes fansave, pasi Madonna nuk është përfshirë në listën e artistëve kryesorë të festivalit.

Legjenda e muzikës pop do të performojë në tendën e vallëzimit, ndërsa rolin e kryesuesve do ta ndajnë Dua Lipa, SZA dhe Tame Impala.

Vendimi ka nxitur pakënaqësi te disa fansa, të cilët mendojnë se Madonna meritonte një vend në skenën kryesore, shkruan DailyMail.

Megjithatë, zgjedhja e saj për të performuar në tendën e vallëzimit duket se ka një domethënie të veçantë.

Në vitin 2006, Madonna u bë artistja e parë e madhe e muzikës pop që performoi në Coachella, me një set surprizë 40-minutësh pikërisht në këtë tendë.

Rikthimi i saj në të njëjtën hapësirë, 21 vjet më vonë, lidhet me albumin e ri Confessions II, vazhdim i albumit të suksesshëm Confessions on a Dance Floor.

Disa fansa e kanë cilësuar vendosjen e saj në një skenë më të vogël si mungesë respekti, ndërsa të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një rikthim simbolik në vendin ku Madonna shkroi histori në vitin 2006.

Në edicionin e vitit 2027 do të performojnë gjithashtu Phoebe Bridgers, Weezer, Robyn, Zara Larsson, Steve Lacy, Kehlani, Tiësto, Kygo, Måneskin dhe shumë artistë të tjerë.

Jisoo e grupit BLACKPINK do të prezantojë setin e saj të parë solo në festival. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *