POLITIKATË FUNDIT

Daullet bien për ty, Kosovë…ndaj zgjohu!

Vuçiç në Kinë… në vizitën e tij më të gjatë në karrierën e tij politike… 5-ditore.
Dhe nuk vajti as për sytë e bukur të Jinpingut, as për të parë Murin e Madh Kinez, as për të ngrënë oriz e as për të luajtur pingpong.

Nënshkroi 23 marrëveshje të rëndësishme, gjysmën prej tyre ushtarake… me Kinën e sotme… mos harroni.
U dekorua me medaljen e artë të miqësisë e të mirënjohjes së popullit kinez.

Ndërkohë, presidenti kinez Jinping deklaroi publikisht se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por si pjesë të territorit të Serbisë… dhe se Kina do ta ndihmojë Serbinë që “drejtësia me këtë rast të vendoset në vendin e duhur” (???).

Në Mal të Zi, një krahinë votoi ç’njohjen e Kosovës, ndërkohë që raportohet se, për t’i bërë presion Podgoricës për ta anuluar njohjen e saj të para disa viteve ndaj Kosovës… edhe dy krahina të tjera malazeze kanë kërkuar të njëjtën gjë.

Në Beograd, gjatë protestave studentore, ra dukshëm në sy një pankartë e madhe në të cilën shihej qartë harta e Kosovës e mbuluar nga flamuri i Serbisë, ndërkohë që në një tjetër… flamuri serb valëvitej me hartën e Kosovës në mes…

Në Kumanovë të Maqedonisë… protestë e fuqishme kundër Kosovës dhe A. Kurtit dhe mbështetje publike për kriminelin Vuçiç.

Po në Shkup… protestë e studentëve shqiptarë në mbrojtje të gjuhës shqipe… keqtrajtime nga policia vendase ndaj tyre, dhunë, arrestime e burgosje dhe…

…Asnjë reagim zyrtar për të dyja rastet, si nga Tirana zyrtare e Ramës, po ashtu edhe nga Prishtina e Kurtit.

Askush nuk guxon t’i thotë “mikut të tyre” Mickoskit as mjaft e as ndal e ku po shkon…

Tronditëse deklarata e zyrtarit të lartë rus D. Peskov… bombardimet e bazave amerikane në luftën e saj me Iranin tregojnë se ato nuk janë më të paprekshme.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me bazën amerikane të Bondstillit në Kosovë, nëse një ditë Serbia rebelohet dhe ia mësyn ushtarakisht Kosovës…

Kaq besoj mjaftojnë për të dhënë alarmin e për të ulëritur… mjaft, Kosovë.

Zgjohu e rizgjohu dhe hap sy e veshë dhe shih e dëgjo se ç’po ndodh rreth teje.

Largoje dreqin që të ka hyrë nga të katër anët e hap sytë se… këto daulle lufte bien për ty e për kënd tjetër.

Politikë e politikanë të Kosovës, mjaft përça e mjaft u përçat.

Mjaft po ziheni si ujqërit e çakejtë për poste, karrige e pushtet, sidomos ju të ashtuquajturës opozitë… ju të karvanit famëkeq Abdixhik – Hamza – Ramush – Limaj – Vjosa – Ganë – Hykmete etj. etj…

Albin… bën mirë të deklarohesh qartë për Maqedoninë e Veriut dhe marrëdhëniet e tua me Mickoskin…

Kosova e populli i saj, pikërisht falë kësaj lloj lufte dreqërish të politikës e politikanëve të saj mes vedit, është më në rrezik se kurrë.

Kur zihen dy shqiptarë me njëri-tjetrin, i pari që fërkon duart nga gëzimi është serbi… shkruante diku e dikur ish-presidenti kroat Stipe Mesiç…

Dhe të drejtën ka shkruar e ka thënë.

“Si janë shqiptarët, Padre?”, e pyetën Fishtën e madh një shekull më parë… “Njashtu siç i don hasmi”, u përgjigj ai… dhe no comment… aktuale më shumë se kurrë edhe sot e kësaj dite.

Daullet e luftës po bien për ty, Kosovë… madje po bien aq fort sa po i dëgjon gjithkush… edhe i shurdhi… përveç teje!

A.R.D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *