Haskuka nga takimi me të rinjtë: Ëndrrat e tyre ne të njejtën vijë me vizionin e Albin Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Przren, gjatë mbrëmjes të se shtunës, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti ku pjesmarrës ishte edhe ministrja ne detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci.
Pas këtij takimi, kandidati për deputet, Mytaher Haskuka, qe ka numrin 50 në listë, ka theksuar se fokusi kryesor ne takim ishte e ardhmja e Kosovës dhe roli i rinisë në zhvillimin e vendit.
Duke thënë se diskutimet me rininë ishin të gjera dhe përmbajtësore, Haskuka bëri theksoi se ëndrrat dhe synimet e tyre përputhen me drejtimin politik të liderit të LVV-së, Albin Kurti.
“Teksa tregonin për ëndrrat dhe shpresat e tyre për të ardhmen, na rikonfirmuan se ato i kanë në të njëjtën vijë me liderin tonë, Albin Kurti,” ka shkruar Haskuka.
Ai shtoi se të rinjtë janë zotuar për një mbështetje edhe më të fuqishme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit, krahasuar me përkrahjen e dhënë më 28 dhjetor.
Haskuka synon të sigurojë një vend në Kuvend, duke e vënë theksin te përfshirja e rinisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit.
