POLITIKATË FUNDIT

Tomë Gashi reagon ashpër ndaj protestave kundër Policisë në Skenderaj

Pas incidentit të raportuar në Skenderaj, ku u sulmua fizikisht zëvendësministri i Financave dhe kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, në qytet kanë intervenuar Njësitë Speciale të Policia e Kosovës.

Sipas deklarimeve publike dhe raportimeve nga vendi i ngjarjes, në përleshje është përmendur edhe kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, si i përfshirë në incident.

Prezenca e shtuar e Policisë në qytet nuk është pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar aksionin policor. Në disa zona është raportuar edhe barrikadim i rrugëve, një situatë që ka rikthyer kujtime nga viti 2023, kur qytetarë serbë kishin vendosur kamionë në rrugë në shenjë kundërshtimi ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se angazhimi i Njësive Speciale është realizuar për nevoja operacionale dhe për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Lidhur me zhvillimet ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi, i cili ka kritikuar ashpër protestat kundër prezencës së Policisë.

“Virusi! Për çka vijmë në situatë për me protestu kundër prezencës së Policisë tonë, në shtetin tonë, këtë s’e ka pritë asnjë shqiptar që nuk është i infektuar me virus anti-shtet”, ka shkruar Gashi.

Situata në Skenderaj vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje shtesë për personat e përfshirë apo për masat që do të ndërmerren pas incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *