Albin Kurti: Ukshin Hoti, një nga mendjet më të ndritura shqiptare
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit dhe intelektualit shqiptar Ukshin Hoti.
Kurti rikujtoi se më 16 maj 1999 Hoti u lirua nga burgu i Dubravës dhe më pas u zhduk me dhunë nga aparati shtetëror serb, ndërsa fati i tij ende mbetet i pandriçuar.
Ai tha se teoritë dhe analizat politike të Ukshin Hotit do të vazhdojnë të lexohen dhe studiohen ndër vite. Përkujtimi u bë në shtëpinë muze të Hotit në Krushë të Madhe, bashkë me djalin e tij, Andin Hoti.
Postimi i plotë:
Më 16 maj 1999, profesor Ukshin Hoti u lirua nga burgu i Dubravës, dhe pastaj u zhduk me dhunë nga aparati shtetëror i Serbisë. Ky ishte burgimi i tij i tretë nën Serbi e Jugosllavi.
Sot, kur kanë kaluar 27 vjet, ende mbetet i pandriçuar fati i një mendjeve më të ndritura të shqiptarëve dhe jo vetëm. Teoritë dhe analizat e tij politike do të lexohen dhe studiohen gjatë.
Në shtëpinë e tij muze në Krushë të Madhe, bashkë me djalin e tij ministrin Andin Hoti, përkujtuam jetën dhe veprën e bacës Ukë
