POLITIKATË FUNDIT

“Nuk luftuan që Lushtaku të komandojë e Haradinaj të jetë milioner”, reagim i ‘ashpër’ i Dostit: UÇK nuk ishte pronë

Publicisti Adriatik Dosti ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mënyrën se si, sipas tij, po përdoret emri i UÇK-së në debatet e sotme politike.

Në një reagim të gjatë publik, Dosti thekson se UÇK-ja nuk ishte pronë e asnjë partie politike apo e disa komandantëve të caktuar, por “monument trimërie, heroizmi dhe lavdie i një populli të tërë”. Ai shkruan se lufta për liri nuk u bë vetëm nga Drenica, por nga e gjithë Kosova.

Dosti kritikon ashpër glorifikimin e figurave politike të dala nga lufta, duke përmendur emra si Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, duke thënë se askush nuk luftoi që Kosova “të vidhej e të përdorej si çiflig personal”.

Ai shprehet se është “çmenduri” të kërkohet autonomi apo “republikë e pavarur e Drenicës” për shkak të arrestimit të Lushtakut nga Policia e Kosovës, pas incidenteve të fundit në Skenderaj.

Në reagimin e tij, Dosti përmend edhe figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se amaneti i tij nuk ishte realiteti politik dhe ekonomik që, sipas tij, po përjeton sot Kosova.

Po ashtu, ai kritikon klasën politike në përgjithësi, duke përfshirë edhe emra të tjerë të skenës politike, ndërsa shton se shumë ish-luftëtarë dhe dëshmorë të UÇK-së nuk sakrifikuan për një shtet pa drejtësi, ligj dhe institucione funksionale.

Në fund, publicisti bën thirrje që emri dhe sakrifica e dëshmorëve të mos përdoren për interesa politike apo personale.

“Te luftosh në kohë lufte për vendin dhe popullin tënd është trimëri e sakrificë, ndërsa ta udhëheqësh vendin në paqe është patriotizëm, zotësi e mençuri”, përfundon reagimi i Dostit.

Reagimi i plotë:

Kosove e ju kosovare …thirrini mire mendjes …

Se ne UCK nuk ishte vetem Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi e Hashim Thaci

Se jo vetem keta ishin pjese e UCK e jo vetem keta luftuan per Liri e per Kosove .

Luften nuk e beri vetem Drenica por krejt Kosova …Prishtina, Ferizaj, Skenderaj, Peja, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Kacaniku, Lipjani, Vushtria, Podujeva, Malisheva, Suhareka

etj…

Krejt Kosova ishte e mbetet UCK !

UCK nuk ishte e nuk mund te mbese dot ne historine e Kosoves e te krejt kombit shqiptar as si krijese e prone e PDK, as e LDK , as e AAK e as e VV dhe as e Komandanteve

te saj por ajo ishte, eshte e do te jete perjetesisht monument trimerie , heroizmi e lavdie i nje vendi e i nje populli te tere ne luften e tij per Liri, dinjitet e pavaresi.

Sepse eshte cmenduri sot te dalesh e te himnizosh e ta kthesh ne mit S.Lushtakun e te kerkosh Republike te pa varur te Drenices apo edhe shkeputje e autonomi te saj nese policia vjen ne Skenderaj e arreston S.Lushtakun pas aktit te dhunshem e te denueshem te tij e te bandave te tij ndaj kundershtareve te tyre politik. ( ???)

Eshte qesharake dhe e pa pranueshme qe Ramushin ta shnderrojme ne nje Tarzan e Thacin ne nje Chercill…..pffff.

Dhjetera e qindra luftetare e deshmore te UCK qe meritojne, nderim , respekt e mirenjohje te perjeteshme nuk luftuan e nuk e dhane jeten per Liri e per Kosove ne menyre qe ne Paqe …Kosoven e popullin e saj ta vidhnin Lushtaku, Thaci e Ramushi me shoke …te pasuroheshin keta e Vjosat, Isat, Dullat ,Hamzat e Lumiret me shoke e shoqe…e Kosova te mbetej vendi e populli me i varfer ne europe.

Lufta, jeta, vepra e amaneti i Rugoves per vendin e popullin e tij nuk ishte kurresesi ky realitet i sotem ne Kosove …aq me shume kur nen hijen e pas portretit te tij sot fshihen xhambazet , karieristet e tradhetaret e vertete te Dardanise.

Mos e beni pis UCK e luften e saj e as luftetaret e deshmoret e saj me ata kriminele qe pas lufte vrane pas shpine per para e pushtet shoket e tyre.

UCK e komandantet e luftetaret e saj nuk luftuan e nuk u flijuan qe Skenderajn ne paqe ta komandojne Samia e bandat e tija te lidhura ne biznese me kriminelin serb Radoicic.

Askush nuk u flijua qe sot Ramushi te jete milioneri i Kosoves e as qe Thaci e Kadriu te jene ne Hage pavaresisht se vete e kerkuan e as qe ish- Presidentja Osmani te jetoje ne luks…

Se atehere c’ na ngeli te themi per sakrificen sublime te Adem Jasharit e te familjes se tij .

Me sa fytyre shkojme e veme lule ne bustet e varret e heronjve te ndritur te UCK kur me c’ po bejme i bie qe gjakun e tyre ta kemi shkelur me kembe .

Askush prej UCK atyre qe u flijuan per Kosove por edhe atyre qe jane ende gjalle nuk do besonte kurre qe ne Parlamentin e Kosoves nje dite do te uleshin shpellarja Gane e radikalja pa tru Hykmete.

Askush nuk do ta besonte dot kurren e kurres se ne Paqe…Kosoven do kerkonin ta vidhnin e ta perdornin si ciflik te tyre ata qe duke keq perdorur statusin e luftetarit, komandantit , te pjestarit e veteranit te UCK …sot po sabotojne vendin e popullin e tyre ndaj dhe nuk duan te merren vesh mes njeri tjetrit…

Nuk duan as shtet, as qeveri, as parlament, as drejtesi , as ligj e as kushtetute.

Fatkeqesi per ty Kosove qe nje pjese e ketyre ” trimave te djeshem” qe dje te cliruan sot te kane marre peng.

Sa larg qe jane sot emrat e shume keq perfolur te Thacit , Ramushit, Lushtakut, Veselit , Limajt , Osmanit , J.Krasniqit e te disa te tjereve krahasuar me ato te A.Jasharit, A.Ramadanit, Z.Pajazitit, S.Cekajt, F.Lladrovcit, R.Selimit, I.Konushevcit, Sh.Ahmetit, S.Kermenit, S.Micit etj etj .

Lavdi emrit , jetes e vepres se tyre …ndaj mos lejo kurren e kurres ti Kosove e populli yt qe peng marresit e tu te sotem ta bejne pis emrin e vepren e tyre e aq me pak ta shkelin me kembe gjakun e tyre .

Te luftosh ne kohe lufte per vendin e per popullin tend eshte trimeri, sakrifice e burreri ndersa te udheheqesh vendin e popullin tend ne kohe paqe eshte patriotizem, zotesi e mencuri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *