Pacolli: Mbi 50 mijë euro të arkëtuara nga gjobat mjedisore
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 janë arkëtuar mbi 50 mijë euro nga gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Mjedisit.
Sipas saj, në kuadër të Ministrisë është nisur një qasje e re, më e vendosur dhe pa kompromis ndaj ndotësve të mjedisit, me synim forcimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit.
“Gjatë vitit 2026, Inspektorati Mjedisor ka shqiptuar 28 gjoba në fusha të ndryshme, duke arkëtuar mbi 50 mijë euro nga këto gjoba. Ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Pacolli.
Postim i plotë:
Arkëtohen mbi 50 mijë euro nga gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Mjedisit
Në Inspektoratin e Mjedisit në kuadër të MMPH kemi nisur një qasje të re, të vendosur dhe pa kompromis ndaj ndotësve të mjedisit.
Gjatë vitit 2026, Inspektorati Mjedisor ka shqiptuar 28 gjoba në fusha të ndryshme, duke arkëtuar mbi 50 mijë euro nga këto gjoba.
Ky është vetëm fillimi.
Do të rrisim intensitetin e inspektimeve në terren dhe do të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e pasurive tona natyrore!
