Shtëpitë që u bënë shkolla në vitet e ’90-ta
Shtëpitë që u bënë shkolla në vitet e ’90-ta
Vitet e ’90-ta ishin shumë të vështira edhe për nxënësit e mësimdhënësit që u detyruan ta organizonin mësimin në kushte të okupimit.
Edhe pse kanë kaluar 30 vjet, ato shtëpi-shkolla lanë gjurmë në kujtesën e nxënësve e mësuesve të tyre. Në shtëpinë e Abdullah Hoxhës në rrugën e Ulqinit në Prizren, ishte zhvendosur gjimnazi matematikor. Aty për 9 vjet vijuan mësimin rreth 1000 nxënës.
“Ne erdhëm këtu , këta na pritën , s’mund të përshkruhet me një familje 50 anëtarëshe , krejt ishin të angazhuar në mbarëvajtjen e shkollës besa edhe të sigurisë. Për shembull , bënin kujdestari edhe këta meshkujt e familjes , për të ruajtur rrugën mos vinte dikush , mos po provokon dikush ” tha Selman Bajrami, mësimdhënës.
Nuk kishte as banka as tabela , por interesimi për mësim ishte i madh ,Dritoni si 14 vjeçar thotë se këtu kaloi kohën më të bukur të rinisë.
“Pikërisht në këtë shkollë isha nxënës për herë të parë në gjimnaz , ajo atje ishte klasa ime dhe jam shumë i emocionuar sot që e përjetova përsëri edhe brenda . Kjo është ajo pika ku unë i kam kaluar ditët më të mira të rinisë , ditët më të mira , ditët e lavdisë të gjitha kanë ndodh këtu. Nuk na bënte përshtypje ambienti , mungesa e bankave , nuk na bënte përshtypje që nuk kishim as tabelë “, tha Siqeca – ish nxënës,RTK.
Familjarët që vendosën ti kthenin shtëpitë në shkolla , në atë kohë morën përsipër një barrë dhe përgjegjësi të madhe . Nga familja Hoxha në këtë lagje Abdullahu u caktua ti përkushtohej mbarëvajtjes së mësimit .
“Serbët na i mbyllën shkollat prandaj ne kishim vullnetin , mundësinë por besa edhe guximin , sepse ishte kohë shumë e vështirë dhe vendosëm që një shtëpi t‘ia kushtojmë shkollës duke e ditur rëndësinë e shkollës sepse po të shkëputej ai zinxhiri i shkollimit do të mbeteshin shumë e shumë gjenerata analfabet” , tha Abdullah Hoxha – Familjarë
Këtë vit drejtoria për arsim në komunën e Prizrenit ka vendosur që ti identifikojë shtëpitë shkolla .