Ahmeti në Prekaz: Gjaku i Jasharajve, dritë për Kosovën
Ahmeti në Prekaz: Gjaku i Jasharajve, dritë për Kosovën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të shënuar 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
I pari i BDI-së tha se gjaku i Jasharajve u bë dritë për Kosovën, derisa shtoi se falë këtij gjaku u ngirt në këmbë i gjithë kombi shqiptar, deri në fitoren përfundimtare.
“Sot bëhet çerekshekulli, po bëjmë homazhe pran varrezave lapidare të familjes Jashari bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, ministra, në përkujtim të sakrificës, në përkujtim të këtij çerekshekulli që gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën , gjaku i tyre ngriti në këmbë një komb të tërë deri në fitoren përfundimtare mbi ushtritë dhe hardhitë barbare që me shekuj kishin masakruar, dëbuar dhe ushtruar gjenocid të paparë, por edhe në Evropën plakë, e paparë një sakrificë kaq e madhe që një familje e tërë të vritet me vetëdije”, tha ai.
Bashkë me Ahmetin homazhe tek varrezat e Jasharajve bën edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, e të cilët u shoqëruan nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.