OPINIONTË FUNDIT

Policia e Kosovës arreston një serb në Leposaviq, dyshohet se është ish-polic

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i nacionalitetit serb në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

Këtë e ka konfirmuar Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

“Po, ky burrë u arrestua në Soçanicë, por nuk mund të flasim për detajet sepse njësia për rajonin e veriut nuk mori pjesë në arrestim. Ai u arrestua nga Njësia e Krimeve të Luftës nga Prishtina, ku më pas u transferua’’, ka thënë ai.

Mirëpo, raportohet se i arrestuari ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës para largimit masiv të komunitetit serb nga ky institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *