Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha
Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha (osmanisht: Meḥemmed Ali Pasha; arabisht: Muḥammad Ali Basha), djali i dy prindërve shqiptar Ibrahim Agës dhe Zejnepe (Zeinab) hanëmit. Vizitorëve dhe diplomatëve evropian Ali Pasha shpesh u thoshte se “ishte lindur në një fshat shqiptar”. Njohur botërisht si themeluesi i shtetit modern Egjiptian ai kontribuoi në zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe sigurisht fuqizimin e ushtrisë së saj. Duke qenë një komandant i fuqishëm dhe i pushtetshëm në Perandorinë Osmane, ai jo vetëm që arriti të shtrijë sundimin e tij në Egjipt dhe Sudan (sundoi 17 maj 1805 – 2 mars 1848), por bëri histori edhe si një figurë me rëndësi madhore në Ako, Gaza, Jeruzalem, Siri, Alepo, Damaskë, Mekë, Medinë etj. Dinastia që Mehmet Ali Pasha themeloi do të sundonte Egjiptin deri në revolucionin e vitit 1952, kur mbreti Farouk u rrëzua nga Lëvizja e Oficerëve të Lirë të udhëhequr nga Mohamed Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, duke krijuar kështu Republikën e Egjiptit.
The post Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha first appeared on In For.