Agim Bahtiri e konfirmon se presidenti do të vijë nga familja e Adem Jasharit?
Një deklaratë e deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka nxitur spekulime për mundësinë që presidenti i ardhshëm i Kosova të vijë nga familja Jashari.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Bahtiri përdori një gjuhë simbolike dhe emocionale, duke lartësuar rolin historik të familjes Jashari në shtetndërtimin e Kosova.
Ai shkroi se historia e Kosovës është “libër me shumë faqe, ku shumë prej tyre janë shkruar me gjak e lavdi”, ndërsa familjen Jashari e cilësoi si një faqe që “nuk mbyllet kurrë”.
Postim i plotë:
Historia e Kosovës është libër me shumë faqe, ku shumë prej tyre janë shkruar me gjak e lavdi. Familja e lavdishme Jashari është një faqe e librit që nuk mbyllet kurrë, sepse ka familje që janë si malet: nuk lëkunden, nuk shuhen, vetëm rritën në madhështi.
Kur gjaku i derdhur bëhet themel, sakrifica bëhet udhëheqje. Nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës.
AB
