TË FUNDIT

Kokaj për paraqitjen e Kurtit në Bruksel: Gjuha e trupit për t’u lakmuar, pranojeni – vëlla i yni është

Kokaj për paraqitjen e Kurtit në Bruksel: Gjuha e trupit për t’u lakmuar, pranojeni – vëlla i yni është

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, ka folur me tone hiperbolizuese për takimin e kryeministrit Kurti me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Kokaj tha “gjuha trupore”, “gjuha intelektuale” e Kurtit është për t’u lakmuar nga të gjithë, shkruan lajmi.net.

Madje ai tha se kjo duhet të pranohet edhe nga oponentët e Kurtit.

“Gjuha e tij trupore, gjuha intelektuale me të vërtetë është për t’u lakmuar. Pse s’po e pranoni, tek e fundit vëlla i yni është. Vuçiqi dul i kërrusur, mezi fliste”, tha Kokaj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *