TË FUNDIT

Aksioni “Brezovica”, arrestohen 14 persona, në autosallone e shtëpi konfiskohen para, vetura dhe armë

Aksioni “Brezovica”, arrestohen 14 persona, në autosallone e shtëpi konfiskohen para, vetura dhe armë

Prokuroria Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm të realizuar në disa komuna të vendit.

Nga Prokuroria është bërë e ditur se në kuadër të hetimeve nga rasti “Brezovica” janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Njësinë e Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve- zyrave të ndërmarrjeve, sot, ka realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt,Vushtrisë, Lipjanit, komunës së Vitisë, ku, me ç’rast janë arrestuar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar”,thuhet në njoftim.

Tutje u theksuar se të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së”.

Gjithashtu është thënë se gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuara: Para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *