Reagon zyrtari i Guxo-s, flet për sulmet ndaj Kurtit dhe Osmanit: Opozita e përfshirë në manipulime
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat qytetarët i përshkruan si proces të rregullt dhe demokratik, skena politike në Kosovë duket se ka hyrë në ujëra të turbullta. Pakënaqësia e qytetarëve ka arritur kulmin pas raportimeve për falsifikim dhe manipulim të mundshëm të votave brenda disa subjekteve politike.
Kujtim Hajdaj, në një postim në Facebook, ka theksuar se kjo situatë ngre dyshime mbi praktika të ngjashme të së kaluarës që ndoshta nuk janë bërë publike. Sipas tij, opozita, dhe veçanërisht PDK-ja, po sulmon kryeministrin Albin Kurti, ndonëse vetë janë të përfshirë në këto manipulime.
Kryeministri Kurti ka reaguar ndaj akuzave, duke dënuar çdo formë të vjedhjes së votave dhe duke theksuar se nuk do të ketë kompromis ndaj abuzuesve. “Asnjë kompromis ndaj abuzuesve të votave dhe atyre që i dëmtuan kolegët dhe subjektet politike që ata i përkasin,” ka deklaruar ai.
Sipas Hajdajt, modeli i manipulimit të votave është i strukturuar dhe rrënjët e tij shihen tek PDK-ja dhe mekanizmat e saj të organizuar mirë. Sidoqoftë, ai konsideron të pakta mundësitë që të jenë të përfshirë mekanizma të Lëvizjes Vetëvendosje.
Postim i plotë:
CILI ËSHTË SOT POZICIONI POLITIK I POZITËS DHE OPOZITËS NË KOSOVË
Edhepse zgjedhjet e 28 dhjetorit përfunduan me sukses dhe u duartrokiten me entuziazëm të madh nga qytetarët tanë duke e konsideruar si proces zgjedhor të rregullt dhe tejet demokratik, fatkeqësisht, sot aktualiteti i jonë politik në Kosovë ka hy në ujëra të turbullta, dhe është duke u bërë i pa durueshëm për votuesit tanë. Kulmi i pakënaqësisë u arritë me falsifikimin dhe piratimin e masiv të votave që u evidentuan në brendi të vet subjekteve politike.
Me këtë dukuri të shëmtuar u krijua një dyshim i aresyeshem se edhe në të kaluaren qenkan bërë këso vjedhje, por se nuk iu janë zbuluar qytetarëve tanë në Kosovë.
Opozita, më konkretisht PDK si prijëse e madhe e këtyre vjedhjeve masive, po bëjnë propagandë kundër kryeministrit Albin Kurti, duke qenë vet implikuesit më të mëdhenj të këtyre vjedhjeve masive. Anipse partitë në pushtet apo bashkë koalicioni LV-GUXO-ALT-PSHDK për një kohë nuk u deklaruan kundër këtij fenomeni skandaloz, kryeministri Albin Kurti u prononcua dhe i dënoi këto vjedhje, duke shtuar se: “Asnjë kompromis ndaj abuzuesve të votave dhe atyre që i dëmtuan kolegët dhe subjektet politike që ata i përkasin..”
Kush e krijoi këtë praktikë të vjedhjes së votave masive?
Ky model i vjedhjes apo pirateria e votave ka ndodhë sigurisht sipas nje skenari shumë mirë të përgatitur paraprakisht! Deri tash, po shihet me të madhe se ky model i vjedhjes së votave rrënjët i ka tek PDK, tek mekanizmat e saj mirë të trajnuar për këso situatash.
Ndërsa, se a janë këtu të përfshirë edhe mekanizma të VV-es është shumë pak e besueshme.., por ajo që dihet, dikush donë që të krijojë narrativë të rrejshme për të thënë se “ja në të gjitha subjektet u veprua njësoj dhe përgjegjësinë duhet ta marrin të gjithë pa dallim …”!
Skenari mirë i menduar dhe organizuar
Qëllimi i fundit i atyre që e krijuan këtë lokomotivë që tërhoqi vagona me vjedhje të votave, e tërë kjo është bërë për t’i deligjitimuar këto zgjedhje për shkak të humbjes së madhe që opozita e priste qysh përpara zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Pse sot gjithnjë sulmohet Kryeministri Albin Kurti?
Se a kishte ndonjëherë kryeministër me të mirë për zbatimin e rendit, sigurimit dhe ligjit ne Kosovë, s’do mend se jo. A kishte kryeministër tjetër që e mbrojti me mirë dhe fuqishëm sovranitetin e Kosovës, s’do mend se jo. Jo asnjëherë qyshse pas përfundimit të luftës në Kosovë!
Pse po sulmohet Presidentja Vjosa Osmani?
Se a kishte Kosova ndonjëherë president sikurse Vjosa Osmani – qyshse pas shpalljes së pavarësisë – që po e përfaqëson me mirë dhe dinjitetshem Kosovën në Arenën Ndërkombëtare, s’do mend se jo.
Por, pse po ndodhë që opozita të jetë kundër të dyve!?
Vjosa Osmani si Presidente, e ka përfaqësuar shtetin tonë në botë larg dhe më mire si çdo figurë tjetër politike me ndikim në Kosovë. Kjo u dëshmua edhe me iniciativën e Presidentit të SHBA për krijimin e ‘Bordit për Paqe’ me ç’rast ftesën ndër të parët prej burreshtetasve tjerë në botë e kishte pranuar Vjosa Osmani.
Prandaj, popullit tonë i nevojitet besimi që e ka tek liderët e vet, kjo për të forcuar bindjen e qytetarëve tanë se shteti i Kosovës po shkon në drejtim të duhur.
Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti duhet dhënë mbështetje të pa rezervë, të cilët këto ditë shkëlqyen në Davos të Zvicrës. Kryeministri që u ftua në Shtëpi të Bardhë në SHBA, dhe besimi që u dëshmua i Presidentes pranë Presidentit amerikan Donald Trump.
Kosova duhet të vazhdoj të udhëhiqet dhe qeveriset nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
Është koha e reflektimit të madh për shtet dhe jo për pushtet!
