TË FUNDIT

Alarmon Kurti, ende pa u nënshkruar thotë se Serbia po do ta shkelë pikën 4 të planit evropian

Alarmon Kurti, ende pa u nënshkruar thotë se Serbia po do ta shkelë pikën 4 të planit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka tendenca për të shkelur pikën 4 të propozimit të Bashkimit Evropian.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se kjo po ndodhë pasi që Vuçiq u zotua mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, shkruan lajmi.net.

Kurti ka thënë se normalizimi i raporteve mes dy shteteve është i mundur vetëm nëse ato diskutojnë në mirëbesim dhe se sipas tij, Serbia ka vendosur mos ta bëjë këtë.

Postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Pikës 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *