OPINIONTË FUNDIT

Pse e duan mërgimtarët Albin Kurtin?

Secili bëhët i rëndësishëm përballë vetës dhe kthehet në një pikë referimi për vlerat e jetës edhe të tjerëve, duke e marrë formën e përsonalitetit të vet, si formë njerëzore që shpaloset sipas prirjeve dhe nismave të natyrshme dhe në favor të shoqërisë.

Kështu duhet ta kuptojmë edhe përballjen e kritikave dhe shantazheve ndaj Albin Kurtit, se pse i fitoj zgjedhjet e fundit aq bindshëm, dhe përgjigja është e thjeshtë, sepse vetë populli ia besoi votën dhe e zgjodhi në mesin e kësaj shoqërie si të tillë.

Tani jemi në sezonën e dimrit, akoma lëvizja e qytetarëve është e madhe e në veçanti lëvizja e mërgimtarëve, të cilët pushimet e dimrit i kalojnë në atdheun e tyre, një gjë e tillë vërehet edhe në kufinjtë e Kosovës, që vijnë e shkojnë me automjetet e tyre, poashtu edhe nga aeroporti Adem Jashari, hyrja dhe dalja është e pa ndalur.

Ndonse kemi parasysh faktin se në kohën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit 2025, kishte shumë mërgimtar që erdhën në pushime dimërore, poashtu edhe për të shfrytëzuar të drejtën e votës, sikur nuk mund të kufizohet dhe kontrollohet lëvizja e tyre në atdheun e vet.

Megjithatë, një përpjekje e atyre që nuk patën sukses në këto zgjedhje, dhe për të shprehur mllefin dhe urrejtjen ndaj fituesit, ata po i fajësojnë edhe mërgimtarët, duke shkrepur akuza të ndryshme ndaj tyre.

Nga ky këndvështrim rreziku ndaj këtij virusi në mes nesh, bart brenda vetës një tipar të veçantë dhe interesant në grupet e shoqërisë tonë me përdorimin e shantazheve dhe keqinformimëve të opinionit nga individ të caktuar të partive politike që janë në kundërshtim të fitores së Albin Kurtit.

“Gërnaçat” sikur po i quajnë mërgimtarët tanë, ATA erdhën në atdheun e tyre për ti bërë pushimet e preferuara si gjithmonë, poashtu edhe sa herë kërkohet nevoja për të dhënë kontributin e tyre ndaj çështjeve të rëndësishme dhe madhore, sikur që janë edhe zgjedhjet në këtë vend.

Prandaj, nuk duhet të zbrazët mllefi dhe të fajësohen mërgimtarët gjëja që e favorizuan LVV, dhe Albin Kurtin, kur të njëjtit do të votojnë edhe për parti tjera, dhe sëcili prej tyre e tregoi vullnetin e vet, duke nënkuptuar të drejtën dhe thirrjen e së cilit për të kontribuar për një atdhe të përbashkët pa dallim.

Do të ishte zbulim i mrekullueshëm, nëse mërgimtarët e duan më shumë Albin Kurtin, se liderët tjerë të Kosovës, apo nuk ka asgjë që ndodh aksidentalisht pa ia bërë një shërbim, apo një kombinim të veçantë.

Edhe Albin Kurti, ka diçka të veçantë për t’i dhuruar këtij populli pa dallim, pa marrë parasysh është vendor apo mërgimtar, është minoritet apo shqiptarë.

Është poshtëruese për një komb, që në vend të forcave të ndritura të përdor forca të errëta për ta vërbuar vetëvetën dhe të vërtetën, duke e cunguar edhe të ardhmën e gjeneratave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *