“100 kepë, 100 stupca, 100 dinarë” – Gashi i bën llogaritë opozitës për zgjedhjen e presidentes
Shkëlzen Gashi ka reaguar në mënyrë kritike për vendimet e opozitës dhe rolin e presidentes, duke përdorur një metaforë të fuqishme për të ilustruar situatën politike.
Ai i krahasoi zgjedhjet dhe vendimet e opozitës me një person që përballet me tre zgjedhje të dhimbshme: të paguajë, të përballet me dhunë apo të humbasë resurse – dhe shpesh zgjedh opsionin më pak i dëmshëm, edhe pse duket si dorëzim.
Për këtë, Gashi kishte një porosi për opozitën, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Opozita dhe presidentja
Qaty dikun mes dy luftave botnore, xhanarët e kishin pas nalë njanin e s’e lejshin me kalu.
I thanë për me kalu duhesh: ja me i pagu 100 dinarë, ja me pranu me të mëshu 100 herë stupc, ja me i hangër 100 kepë.
Tipi vendosi me i hangër 100 kepë, po kur mrrini ka gjysa e pa që shtirë e tha ma mirë 100 stupca. Po, prap kur mrrini diku ka gjysa, i ra pishman: le se ma mirë po i paguj 100 dinarë.
Edhe opozita, ma mirë me nejtë në sallë e me e zgjedhë presidenten (me i pagu 100 dinarë), se zgjedhjet i provuen (kepët i hangrën), tash ne me lazëm me shku prap në zgjedhje (me hangër stupc) e në fund prap me i pagu 100 dinarë.
