TË FUNDIT

Ymeri: LDK-ja ndëshkohet për “tradhti politike” dhe udhëheqje të dobët

Analisti politik, Prof. Dr. Eshref Ymeri, vlerëson se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u ndëshkua nga zgjedhësit për shkak të orientimit politik dhe udhëheqjes së pasardhësve të Ibrahim Rugovës.

Sipas Ymerit, dështimi i LDK-së lidhet me dy arsye kryesore. Sipas tij, së pari, Isa Mustafa, pasardhësi i Rugovës, hyri në aleancë me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.

“Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, njeriu pa karakter burrëror, pa shtyllë kurrizore, bëri kauzë të përbashkët me Hashim Thaçin dhe nënshkroi marrëveshje në Bruksel që cenojnë interesat kombëtare të popullit dardan”, tha ai.

ImageProf. Dr. Eshref YmeriFoto galeri
Ky bashkëpunim politik, sipas Ymerit, ishte arsyeja kryesore që figurat intelektuale, përfshirë Vjosa Osmanin, e braktisën LDK-në. Ai e sheh këtë aleancë si tradhti të orientimit politik të Rugovës.

Passive Income
Работете го ова 15 минути дневно и заработете 270.000 денари
Дознај повеќе
“Së dyti, udhëheqësi tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdoi politikën e Mustafës dhe u pozicionua kundër konsolidimit të strukturave shtetërore dhe kundër Vetëvendosjes. Lumir Abdixhiku prezantohej si impotent politik dhe vazhdoi orientimin e Mustafës, duke sabotuar konsolidimin e strukturave shtetërore dhe formimin e qeverisë”, vlerëson ai.

Qëndrimi i tij, sipas Ymerit, ishte i motivuar nga xhelozia dhe smira ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, të cilët gëzojnë mbështetje të madhe nga shumica e qytetarëve.

“Smira dhe xhelozia ndaj Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, për simpatinë që këta gëzojnë tek shumica dërrmuese e popullit dardan, ka ndikuar në rënien e LDK-së”, thekson profesor Ymeri.

Prof. Ymeri përfundon citimin e tij me shkrimtarin francez Aleksandër Dyma:

“Smira është frika që e mundon dikë nga epërsia e tjetrit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *