TË FUNDIT

Escobar e Lajçak pijnë kafe pas takimit të djeshëm, kërkojnë zbatim të Asociacionit

Escobar e Lajçak pijnë kafe pas takimit të djeshëm, kërkojnë zbatim të Asociacionit

Pas takimit të djeshëm Kurti – Vuçiq në Bruksel, janë takuar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në një postim në Twitter, Lajçak tha se me Escobar folën për hapat e radhës në dialog, në prag të takimit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Ai shtoi se me Escobar u pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes dhe për modalitetet për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve ekzistuese të dialogut.

Postimi i plotë i Lajçak:

Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë. Zëvendës Asistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e ardhshëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut. /Lajmi.net/

After yesterday’s High-level meeting, 🇺🇸 Deputy Assistant Escobar and I sat down to coordinate next steps in the run-up to the next meeting. Agreed on the importance of agreeing on implementation modalities and the need to implement all existing Dialogue agreements. pic.twitter.com/XL4VQKF73e

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *